Idiotentest, MPU? Hilfe in albanischer Sprache
Pėr herė tė parė nė gjermani,

Xhevat Qerimaj ofron shërbimin e këshillëtarit dhe ofron një përgatitje shumë profesionale si MPU-Berater per Stuttgart dhe rrethinë. Njëherit Xhevat Qerimaj është edhe personi i vetëm dhe i kualifikuar shqiptar në gjermani për një shërbim të tillë, shërbim ky të cilin tani më mund ta shfrytëzojnë të gjithë shqiptarët kudo që gjenden ne gjermani. Për këtë arsye mos ngurroni, e tëra që ju duhet të bëni është ta rrëmbeni telefonin dhe të caktoni një termin për një bisedë informuese plotësisht gratis:
Z. Xhevat Qerimaj - Mob: 0151-55 40 57 51
Gaisburgstraße 9, 70182 Stuttgart
ose gjatë orarit të punës
çdo të hënë 17:00 - 19:00
dhe të mërkurë 17:00 - 19:00
Z. Xhevat Qerimaj vepron prej vitesh si instruktor. Çdo ditë e më shumë shtohen rastet e klientëve që i drejtohen atij me probleme rreth patentë shoferit dhe detyrimit nga zyra për leje të qarkullimit për t´ju nënshtruar një testi të tillë MPU. Për këtë arsye edhe vendosi te absolvonte një kualifikim profesional gjatë të cilit edhe përvetësoi shumë njohuri të cilat me plotë dëshirë do t'i ofrojë në shërbimin e atyre që kanë nevojë për të, e sidomos të bashkëkombasve të tij shqiptar.
Nëse dikush këtu në Gjermani pranon detyrimin për t´ju nënshtruar një testi psikologjik medicinal (MPU), me siguri se është që në start i shokuar.
Këtyre personave (rreth 10% femra dhe rreth 90% meshkuj) patjetër se ju nevoitet një partner serioz, i cili do t'iu ndihmonte atyre që në mënyrë diskrete dhe besueshëm në përballimin dhe gjetjen e një zgjIdhjeje të pranueshme për problemet e akumuluara.
Fatkeqësisht, edhe sot e kësaj dite, tek shumë nga klientët tanë egziston bindja se MPU do të thotë IDIOTENTEST. Shpesh krejtësisht të papërgatitur si dhe me paragjykime krejtësisht të gabuara i nënshtrohen një testi të tillë (MPU). Rezultati pastaj natyrisht që është lehtë i parashikueshëm. Edhe në kemi pranuar në të kaluarën klient të cilët lehtë janë mashtruar me termin e lartëpermendur!
(IDIOTENTEST). të njëjtit i nënshtrohen këtij testi disa herë me rezultat negativ, para se të marrin vendimin e duhur për të kërkuar ndihmën tonë.
Idiotentest i thuhej më parë- ata që i nënshtroheshin 3 here provimit teorik ose praktik obligoheshin ti nënshtroheshon një testi psikologjik medicinal (MPU) i cili shumë shpejtë u bë i njohur me emrin IDIOTENTEST.
Si atëherë, ashtu edhe sot MPU është shumë larg nga çfarëdo Idiotentesti shumë të përfolur.
MPU funksionon në bazë të rregullave shumë të qarta, rezultati i të cilit duhet të jetë shumë i logjikshëm dhe i sqaruar mirë.
Një test i tillë përbëhet nga 4 shtylla kryesore:
1. Pyetësori,
2. Testi medicinal,
3. Testi i përformances- Leistungstest,
4. Testi psikologjik i cili perbëhet nga një bisedë hulumtuese një orëshe.